Ajo që nuk pritej të ndodhte tani, duket se ka shumë gjasa të ndodhë këtë të shtunë. Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli do të jenë në një nominim kokë më kokë me njëri-tjetrin këtë javë. Kjo për shkak të sfidës me litar të vendosur ditën e djeshme nga Vëllai i Madh.
Banorët janë ndarë në dy grupe dhe duhet të qëndrojnë të lidhur me njëri-tjetrin deri në momentin që Vëllai i Madh të thotë se ata duhet të shkëpusin litarin. Por, mbrëmjen e kaluar, Luizi vendosi që mos ta vazhdonte sfidën, duke u shkëputur i pari nga grupi i tij.

Me këtë lëvizje, ai i jep avantazh një prej pjesëtarëve të skuadrës së tij, teksa ditën e sotme, edhe Olta Gixhari vendosi që të bënte të njëjtën gjë. Ajo i dha fund sfidës, duke vendosur që të përballet me Luizin, teksa tashmë dyshja kërkon edhe ‘kokën’ e Maestros në këtë nominim.
Nuk dihet nëse ndonjë banor tjetër do t’i japë fund sfidës dhe do t’i bashkohet nominimit. Kujtojmë që gjatë kësaj jave, nominimi është anuluar për shkak të daljes së papritur të Bonës nga shtëpia e Big Brother VIP.