Tashmë e gjithë vëmendja ka kaluar tek “Big Brother VIP 4” dhe ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Le t’i hedhim një sy personazheve që kanë fituar më shumë ndjekës brenda kësaj jave…
Në vend të pestë renditet Gerta Gixhari me 2 mijë ndjekës më shumë. Nga 106K, tani ajo ka shkuar në 108K. Pas saj vjen Loredana Brati, me po 2 mijë ndjekës më shumë. Nga 135K, tashmë ka 137K në “Instagram”-in e saj.
Rozana Radi ka fituar 4 mijë ndjekës më shumë brenda javës. Nga 464K që numëronte vetëm një javë më parë, tani ajo ka 468 mijë ndjekës në “Instagram”-in e saj.
Në vend të dytë renditet Egli Tako me 6 mijë ndjekës të shtuar. Nga 353K që numëronte javën që lamë pas, tani ajo ka 359K në “Instagram”.
Fituesi i këtij edicioni të “Big Brother VIP 4”, Gjesti, po ashtu si partnerja e tij, ka fituar 6 mijë ndjekës. Nga 604K, tani ai ka shkuar në 610K në “Instagram”.