NGA: HALIL GECI
Një mesazh i qartë për ata që ndanë Mitrovicën në emër të “Zajednicës” dhe 40 kishave ortodokse!
Nuk më dhemb pse ujku ra në torishtë të deleve dhe ma mbyti kopenë – se për ujkun kjo është puna e tij.
Ai është krijuar për të grabitur, për të kafshuar dhe për të shkatërruar.
Por më vjen inat… nga çentë e torishtës ,që në vend se ta mbronin kopenë, iu bashkuan ujkut për ta shkatërruar atë.
Aty nxora pushkën dhe thashë me zemër
“T’ju … nënën çenve të mi, se ujku trohën e fajin nuk e ka!”
O popull, kuptoni një herë e mirë:
Ekipet e mercenarëve janë bërë bashkë. Më të bashkuar se kurrë më parë.
Ata nuk do të lejojnë ndërtimin e urave dhe as bashkimin e Mitrovicës, sepse e dinë shumë mirë se po u bashkua Mitrovica, po u përmbyll integriteti territorial – tradhtarët dhe shkelësit e gjakut të dëshmorëve nuk do të kenë më vend mbi këtë tokë.
Kjo është arsyeja pse po e bllokojnë çdo përpjekje për bashkim
Veriu u është premtuar që moti amanetit të Rankoviçit.
Sot, nipat dhe bashkëpunëtorët e tij po këmbëngulin që ta çojnë në vend atë amanet antishqiptar.
Nuk po e lënë Qeverinë të zbatojë Kushtetutën dhe integritetin territorial, ashtu siç e kërkon shpirti i kësaj toke që flet shqip.
Prandaj janë bashkuar të gjithë:
-Mercenarët e brendshëm dhe të jashtëm,gjyqtarë e prokurorë të kapur,si dhe ndërkombëtarë që po japin oksigjen politik për të mbajtur gjallë projektet e ndarjes.
Janë bashkuar kundër urave të bashkimit!
Sepse po u ndërtuan ato ura, ata do të shemben.
Shitja e atdheut nuk nisi dje – ajo ka ndodhur qysh para luftës.
Qysh atëherë kur UDB-ja dhe D.E.G.E.-si francez i rekrutuan tradhtarët e parë.
Kjo kastë e kalbur, që sot fshihet pas flamurit dhe “çlirimtarizmit”, nuk ka bërë tjetër veçse ka ndarë dhe ka shitur.
Kanë vepruar në emër të çlirimit –
Sot janë bërë zhvatës të pasluftës, përfitues të mundit të të tjerëve.
Dhe unë, Halil Geci, po ju them publikisht:
Kah më kanë çliruar këta, ua rrethoj me një metër pe të leshtë, të tjerrur në furkën e Dades Fazile!
Prandaj, po ua them troç, pa zbukurime:
Ky është bashkimi i mercenarëve
Jo për të ndërtuar, por për të ndarë.
Jo për të bashkuar, por për të shitur atdheun!
Dhe për këtë, po ju thërras, o populli im:
Ejani, të bashkohemi!
Me votë, me ndërgjegje, me dinjitet. Ejani t’ua rrëzojmë projektin e tradhtisë dhe t’i hedhim në koshin e plehrave,
këto mbeturina sllave që ende kudërmojnë erën e tradhtisë!