2:40 / 26 August 2024
Shkruan Halil Geci :
Siç e dimë të gjithë, njohja e Kosovës u bë në këta kufij, ku sot mbrohet kushtetuta e bërë nga SHBA-të dhe shumica e shteteve evropiane pa “Zajednicë, pa hapësira shtesë për manastire, me kufi në Qakorr dhe Zhlebë, por edhe me planin e Ahtisarit në gji.
Kush i ka shkatërruar kufijtë e Ahtisaarit dhe kush i ka minuar themelet e Republikës së Kosovës, e di sot edhe pela “ALLGJUKA” në grazhd.
Ishte më e lehtë të rrënohej Muri i Berlinit sesa të hapej Ura e Ibrit, por edhe kjo do të ndodhë patjetër.
Targat
Më në fund u ndalën klithmat e opozitës, klithmat e Serbisë, klithmat e Rusisë, ankimet e Grenellit dhe targat tona po funksionojnë për mrekulli në Kosovë, ndërsa targat e Serbisë po funksionojnë për mrekulli në Serbi.
Dinari
Opozita: Oh, kuuku, aman, mos na hiqni dinarin se bëhet dita e zezë !
Serbia: Mos na hiqni dinarin! Rusia: Mos na hiqni dinarin ! Grenell Dylberi : mos na hiqni dinarin!
Evropa: Oh, kuku mos na hiqni dinarin!
Dhe dinari po qarkullon sot për mrekulli në Serbi atje ku e ka vendin !
Bandat
Bandat e veriut, me pëlqimin e tradhtarëve të opozitës, e kishin vendosur flamurin e Serbisë si shenjë kufitare në Urën e Ibrit.
Për ta kaluar urën dhe për të zëvendësuar një kabllo të rrymës që serbët nuk e kishin paguar për 25 vjet, pushtetarët tanë të djeshëm dhe opozuzarët tanë të sotëm duhej ta pyesnin Radojçiqin për leje.
Sot bandat e veriut po punojnë për mrekulli në Beograd rreth “Bythës së Vuçiq Biseksualit ”.
Barrikadat
Mos i prekni barrikadat, sepse Evropa u ka dhënë leje serbëve të veriut për t’i vendosur dhe sepse Hashimi ( PDK) dhe Isa (LDK) ia kanë dhënë besën Serbinë me nënshkrim dhe vulë mbi dokument që do ta zbatojnë amanetin e Rankoviqit”.
Nuk ka më barrikada!
Ato janë tashmë të vdekura, të konsumuara dhe të fundosura në humnerë, për të mos u kthyer më.
Telekomunikacioni i Serbisë.
Opozita: Oh Zot, çfarë po bën qeveria?! Po na plish me Amelikën!”
Simbolet shtetërore të Republikës sonë sot po valëviten për mrekulli në pjesën veriore!
Opozita :
Oo kuku, çfarë na bëri Albini, na plishi edhe me Ameliken edhe më Evlopen!
Post Telekomi i Serbisë, i cili operonte në veri, sot po funksionon për mrekulli në Serbi.
Ujmani
Opozita: Ooh, kukuuu, çka na bëri Albini!
Na plishi me Amelikën!
Hashim Polari fryhej si çurani duke lundruar me varkën e Radojqiçit në Ujman dhe duke u lavdëruar se kinse mund të shëtiste lirshëm.
Falë Albin Kurtit në të lahen dhe freskohen sot të gjithë qytetarët e Kosovës, si në oborret e tyre.
Ura e Ibrit
Nëse hapet Ura e Ibrit, le të ashpërsohen sanksionet sa të duan dhe lë të bëhet deti kos! Të paktën tradhtia të mos nënshkruhet në tavolinë, siç bënë dy partitë PDK, LDK dhe liderët e tyre të shitur.
Sa për agresionin e Serbisë le ta provon !
Në do të mbrohemi me gjithë fuqinë që e kemi në dispozicion por nuk do t’ia dorëzojmë në tavolinë. Qebesa nuk do të jetë aspak e lehtë as për Serbinë t’ia mësyjë territorit tonë.
Ibri nuk ka qenë kurrë pa gjak! Me gjak e sakrificë e kemi fituar këtë lloj lirie, por gjithashtu vetëm me gjak mund ta mbrojmë atë që është e jona!