Lajme

Kushaj: Mësuesit po më vijnë me këpucë kineze, 5 euro

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:56 / 2 September 2022

Kritika e mospajtime pati sonte në Politiko nga përfaqësuesi i SBASHK-ut, Reshit Kushaj i cili deklaroi se mësimdhënësit nga asnjë qeveri s’janë vlerësuar për punën që kanë bërë, dhe se për këtë populli gjithmonë i ka ndëshkuar ata, shkruan Gazeta10.

“Neve po na duhen pare, jo darka. Mësusi po më vijnë me këpucë 5 euro, me këpucë kineze. I kam thënë atëherë zëvendësministrtit Fefsi Berishës. Ne kemi fitu që ju kurrë në pushtet s’keni me qenë. Edhe ashtu ndodhi. Për arsye se populli nuk voton atë që mësuesin e lënë në këtë gjendje. Të paktën ne kemi pritur ne mas luftës tu drejtohet dikush mësimdhënësve tu thotë ndonjë falenderim të paktën moral”, tha Kushaj i tensionuar i Politiko.

Ai theksoi se greva nuk po bëhet qëllimshën në kohën e qeverisjes së Albin Kurtit.

“Këto kërkesa ne nuk po i bëjmë vetëm në kohën e kryeministrtit Kurti. Por, ne kemi bërë greva vazhdimisht”, shtoi ai.

Deklaratën mund ta ndiqni nga minuta 38.