Lajme

“Kushtetuta s’e njeh Listën Serbe” – Kadri Kryeziu i jep fund debatit për nënkryetarin Rashiq

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:25 / 10 October 2025

Kadri Kryeziu ka reaguar ndaj polemikave rreth zgjedhjes së Nenad Rashiqit si nënkryetar i Kuvendit nga radhët e Listës Serbe, duke theksuar se në rrafshin kushtetues nuk ka asnjë dilemë mbi ligjshmërinë e këtij emërimi.

Ai ka sqaruar se Kushtetuta e Kosovës nuk e lidh këtë pozitë me ndonjë parti specifike serbe, por kërkon që përfaqësuesi të jetë serb dhe të ketë fituar mandatin përmes njërit nga vendet e rezervuara, përcjell “Bota sot”.

Kryeziu shton se për sa kohë Rashiq i përmbush këto dy kushte dhe ka marrë mbështetjen e shumicës parlamentare, procedura është përmbyllur në përputhje me ligjin.

Shkrimi i plotë

Nëse Lista Serbe vendos ta sfidojë ligjërisht zgjedhjen e Rashiqit, ajo mund të mbështetet në Rregulloren e Kuvendit, e cila lë disa hapësira për manovrim juridik. Por nëse kthehemi te teksti i Kushtetutës — dhe Kushtetuta është akti burimor, i vetmi që ka peshë — atëherë bëhet e qartë se ajo nuk përcakton se cilës parti duhet t’i takojë nënkryetari i zgjedhur nga komuniteti serb.

Kushtetuta thotë vetëm një gjë: nënkryetari duhet të jetë serb.

Me fjalën “serb” nuk nënkuptohet vetëm përkatësia etnike — sepse nesër një serb mund të garojë edhe në kuadër të një partie shqiptare — por nënkuptohet një përfaqësues serb që ka garuar si pjesë e një partie të deklaruar dhe të njohur si parti serbe, e cila ka fituar një nga vendet e rezervuara për komunitetin serb.

Në rrafshin e pastër kushtetues, zgjedhja e Rashiqit është plotësisht e ligjshme. Ai i plotëson dy kriteret përmbajtësore që përcakton Kushtetuta: është deputet serb nga vendet e rezervuara dhe ka marrë më shumë se 61 vota të deputetëve të Kuvendit.

Kaq.

Mbaroi.

Urime!