Lajme

Ky është sondazhi i fundit , rezultat befasues…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:01 / 14 December 2025

Pas nje analize te perbere me ~ 20K respondente online, matrica tranzicionale, chain-rule, algoritma shtese nderhyrese (data-science based) te ndertuara gradualisht prej 2013 e ketej, etj. me vjen keq te ju kumtoj se gjendja elektorale ne Kosove eshte mjaft e rende — dhe me gjasa te vazhdueshme per ngerç politik.

Te shohim sa do t’i ndryshoj fushata balancat, por vetem 6% e respondenteve nuk kane vendosur ende se nga do te votojne — dhe nese kaq pak kane ndryshuar gjerat nga 9 Shkurt deri me tash, cfare mund te presim nga ketu e 16 dite?!

Sa per dijeni, 29% mbeshtesin nje koalicion VV+, 33.5% nje koalicion PDK-LDK-AAK, dhe 37.3% jane kunder cfaredo koalicioni

Zhivillimi ekonomik eshte dukshem ceshtja me e rendesishme per votuesit, pasuar nga ceshtja e veriut dhe me pas bllokada ne Kuvend. Votuesit spara brengosen per Arsimin, Shendetesine, apo gjera tjera.

Megjithate eshte interesante qe rreth 30% e respondenteve deshirojne alternative te re politike.

Fakti qe vota e Shkurtit pak a shume mbetet e njejte deshmon qe votuesit nuk e kane pranuar freskimin kozmetik te listave te partive. Votuesi duan dhe meritojne ndryshim, por ne sistemin e kartelit politik te krijuar nga pozita-opozita bashke, eshte e veshtire te organizohet nje alternative qe do te mund te bente rezistence serioze kundrejt ketij karteli….

Duke pare kaq pak ndryshim ne disponim, matjet e radhes do ti beje tek javen e fundit dhe publikoj rezultatet naten e zgjedhjeve — dhe do t’i punoj serish me Leart Ajvazaj per nje analize me te plotë…

May be an image of text that says '8.6% 17.2% AAK LDK 23.2% PDK 40.8% VV'