Lajme

“Ky pushtet është fatkeqësia e vendit”, Krasniqi për Qeverinë Kurti 2

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:50 / 25 December 2023

“Ky pushtet është fatkeqësia e vendit!”, kështu ka reaguar deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ndaj deklaratave të Zëvendëskryeministri  i Kosovës, Besnik Bislimi.

“Besnik Bislimi, qenka përpjekur sot për t’i ikur përgjegjësisë së dështimit të kësaj qeverie, duke e akuzuar BE-në se e dëmtuan imazhin ndërkombëtar dhe zhvillimin ekonomik të vendit, me sanksionet e vendosura, të cilat kanë ardhur si përgjigje ndaj injorimit dhe mos përfilljes në veprimet e ndërmarra në pjesën veriore të vendit pa koordinim me aleatët tanë”, ka shkruar ajo Facebook.

Sipas saj si pasojë e Qeverisë Kurti 2 janë bllokuar 295 milionë euro të BE-së.

“BE dhe SHBA-në, ku për pasojë e masave të vendosura janë bllokuar projekte në vlerë prej 295 milionë eurove”, ka thënë ajo.

Më poshtë mund ta lexonin postimin e plotë të deputetes së Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi.