Lajme

Laert Vasili rrëfen aksidentin e rëndë me motor dhe kujtimet nga fëmijëria

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:18 / 21 July 2025

Aktori i njohur dhe ish-banori i Big Brother VIP 4, Laert Vasili, ka ndarë së fundmi një histori të dhimbshme dhe personale nga jeta e tij. Gjatë një interviste në emisionin “Hipokrati”, ai tregoi për një aksident të rëndë me motor, që i ka lënë gjurmë të thella, si fizikisht ashtu edhe emocionalisht.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 1998, kur Laerti, në mes të natës, humbi kontrollin e motorit dhe u përplas, duke fluturuar rreth 22 metra. Si pasojë, ai pësoi një frakturë në këmbë dhe një zhvendosje në shtyllën kurrizore. Aktori kujton se gjithçka ndodhi në një moment turbullie, kur nuk shihte qartë dhe diçka i doli papritur përpara.

“Për veten time kam shkuar në spital kur ka ndodhur ndonjë tragjedi. Për shembull, përplasje me motor, fluturoj 22 metra, bie në tokë, thyej këmbën, zhvendoset një rruazë e shtyllës kurrizore… Ishte natë, nuk shihja, isha dhe pak turbullt,” – rrëfeu ai.
Pavarësisht këtij momenti të vështirë, Laerti solli në vëmendje edhe një pjesë më të lehtë dhe gazmore të jetës së tij: fëmijërinë. Ai tregoi me sinqeritet se dikur i pëlqente të “sëmurej”, vetëm për të shmangur shkollën dhe për të qëndruar në shtëpi.

“Më pëlqente të isha sëmurë si fëmijë. Vetëm që të mos shkoja në mëngjes në shkollë, të mos bëja fizkulturë. Rrija në shtëpi, më përkëdhelnin, shikoja televizor… Ishte një lloj pushimi i ëmbël,” – tha ai me buzëqeshje.

Egy egyszerű házi limonádé recept, amitől nem akarsz Hogyan készítsünk csirke kebabot joghurtos Ízletes ropogós palacsinta készítése: Tökéletes búzadara: A darafőzés mestersége és titkai A keserű gyümölcs elkerülése: hogyan lehet Lédús sertésborda: ízletes hús főzésének receptje A tökéletes fejbőrmosás Hogyan kell biztonságosan 3 kategóriát, akiknek árt a tejföl: Házi pulykafilé Egy gasztroenterológus bemutatta azokat a A fogszuvasodás titkos fegyvere: 4 termék, Milyen élelmiszereket kell fogyasztani a Ez a három kategóriába tartozó személyeknek tilos dinnyét A reggeli mézes víz hatása az egészségre: meglepő lesz, hogyan A szomszédok számára titkos módja, Hogyan garantálhatod a nagyszerű paradicsomszüretet: A Hogyan lehet a Hogyan segíthetjük A kertészek állandóan A paradicsom nem