12:31 / 12 March 2022
I dërguari special për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, këtë të shtunë ka takuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti, në Antali të Turqisë.
Diskutimin për hapat e ardhshëm me Kurti, Lajçak e konsideroi si të dobishëm
“Këtë mëngjes në Antalia pata diskutim të dobishëm me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për hapat e ardhëm në mënyrë që ta çojmë përpara agjendën tonë të përbashkët në rrethanat aktuale”, ka shkruar Lajçak, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se kryeministri i vendit, Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, po qëndrojnë në Antali të Turqisë në Forumin Diplomatik të Antalisë.