Lajme

Lajçak vizitë në Kosovë/ Pozhari: Shko more binde Vuçiqin që ta nënshkruaj marrëveshjen, me neve nuk ke punë!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:49 / 2 September 2024

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak ka paralajmëruar vizitën e tij në Prishtinë për ta përgatitur takimin e radhës të kryenegociatorëve.

“Pas një ndalese të shkurtër në Bruksel, do të nisem drejt Bledit për Forumin Strategjik të Bledit të këtij viti dhe drejt Prishtinës për të përgatitur takimin e radhës të kryenegociatorëve në Bruksel”, ka shkruar Lajçak.

Për vizitën e tij, ka reaguar analisti Xhevdet Pozhari.

Ai ka thënë se Lajçak-u më mirë është të shkojë që ta bind Vuçiqin të nënshkruaj marrëveshjen, sepse me neve nuk ka punë!

Postimi i plotë:

Lajçak paralajmëron vizitë në Kosovë për dialogun

Ndryshe nuk ka qysh e arsyeton rrogën rreth 30 mijë euro në muaj. Raportet e punës “copy-paste”.

Shko more binde Vuçiqin që ta nënshkruaj marrëveshjen, me neve nuk ke punë!