Lajme

Lajçi e mbështet Vjosa Osmanin: Kryeministër, prioritet të jetë interesi i Kosovës mbi politikën partiake

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:46 / 24 February 2026

Aktori i njohur, Çun Lajçi ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke theksuar se prioritet absolut duhet të mbetet mbrojtja e interesit shtetëror dhe forcimi i pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

Në reagimin e tij, Lajçi vë në pikëpyetje narrativën për mungesë uniteti rreth presidentes Vjosa Osmani, duke e cilësuar atë si të motivuar politikisht.

Sipas tij, historia politike e vendit që nga viti 2008 dëshmon se asnjë lider nuk ka arritur të prodhojë unitet të plotë, për shkak të fragmentimit të skenës politike dhe dominimit të interesave partiake mbi ato shtetërore.