Çun Lajçi 28.12.2022
Jo, kurgja s’po ndodhë
Kurgja s’po ndodhë, veç po përseritet e djeshmja. Muret që s’vihen për pe, rrenohen dhe sërish nga e para muroset kulla!
Popat po vinë me “bekua” krrokamën e topave e po kthehen tue krrokë vet: Nuk e lan Papën në Vatikan, i thanë psikopatit buzoç dhe ankimimet e muerën rrugën e vdekjës! Topat erdhën. Edhe do militant që u ka mbetë hatri kur ikën. Ne i pamë e s’i bamë mall. I përbuzëm e ata u kthyen n’Rasë. Po na presin neve me i gjuejt fishekzjarret e vitit të ri këndej Ibrit e ata me i zbrazë gjylet andej! Kështu ishte edhe 98-ta! Nji suprimim i autonomisë filloi e mbaroi me luftën e përgjakshme.
Fishta thoshte:
E po shkjau asht njaj lugat,
qi herë s’largëti e herë për s’g’jat
rrin e gjuen pesha n’shqiptarë
mos me i lanë mu sjellë kurrë marë
Dhe
Kurgja s’po ndodhë, veç spo mundemi me shkua të Minatorët as të Boshnjakët. Zveçani asht ba Tajvan! Madje që nga mbramë asht mbyllë rruga për Prokuple! Diaspora ka mbetë andej. Ne këndej po e këndojmë kangën:
“Prej Prokuples po vjen haberi
top me top po vjen asqeri (shiqeri)
E mbani mend (ju që me lexoni) pse u thosha n’shkrimet e mia: ___Fort po tutna se po bahemi Shqipni e Madhe! Se baba thoshte, ia patem pa sherrin, se liria zgjati shkurt e prap na muer Serbia!
Nejse. Kurgja s’po ndodhë, veç Veriu po lidhet me Rashkën, kështu iu pata thanë në Kaçanik kur recitova me rastin e 24 korrikut e veç Pajazit Nushi me morri ngryk, të tjerët qeshën me budallakinë time!
Unë prap po iu them:Kurgja s’po ndodhë, veç po realizohen nënshkrimet e zyrtarëve tonë të viti 2013 e 2015 kaq!
Cilët janë ata?
Kërkoni në internet se i gjeni emnat e tyne!