Lajme

“Lajm fantastik nga Amerika”/ Kraki ironizon me opozitën: Nuk mora vesh a hapen të pame

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:48 / 17 November 2022

Profesori në Universitetin e Parisit, Nezir Kraki, ka ironizuar me partitë opozitare, pas disfatës që po pëson ish-presidenti Trump me kandidatët e tij në Amerikë.

Kraki në një postim në Facebook tha se nuk e mori vesh a hapen të pamë për debaklin e Donaldit, opozita amerikane në Kosoës.

“Gati krejt kandidatët Trumpist kanë pësu disfatë në zgjedhjet e mesmandatit ne Amerikë. Ky është lajm fantastik për Amerikën dhe na forcon shpresën që popujt megjithatë nuk duan të udhëhiqen nga debilë të rrezikshëm për liritë themelore. Une nuk u habita aspak mu kujtu idoli tjetër i opozitës, super-produkti trumpist, Grenell i papuni”, shkroi ndër të tjera profesori, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë


Nuk morra vesh a hapen te pame per debaklin e Donaldit opozita amerikane e Kosoves?! 😂

Pa hajgare…

Amerika po ribëhet Amerikë.

Gati krejt kandidatët Trumpist kane pesu disfate ne zgjedhjet e mesmandatit ne Amerike. Ky eshte lajm fantastik per Ameriken dhe na forcon shpresen qe popujt megjithate nuk duan te udhehiqen nga debilë te rrezikshem per lirite themelore.

Dhe a e dini cka kishte deklaru Donaldi, idoli i opozites, 2 dite para zgjedhjeve? « Nese fitojme eshte merite e imja, nese humbim nuk eshte faji im ». Sipas analisteve me seriozë amerikanë, arsyeja kryesore pse edhe votusit republikanë refuzuan ‘kandidatët e Donaldit’ ishte kualiteti teper i dobet i profileve te tyre. Une nuk u habita aspak mu kujtu idoli tjeter i opozites, super-produkti trumpist, Grenell i papuni.


Nejse…

Zoti e bekofte Ameriken!