2:03 / 2 November 2022
Është arrestuar e dyshuara që sulmoi gruan e moshuar.
Kjo u bë e ditur nga burimet e Klan Kosovës brenda policisë.
Një video shikuese është publikuar në rrjetet sociale. Një e moshuar shihet se po goditet me shuplaka në fytyrë nga një infermiere.
Aktorja Kaltrinë Zeneli ka publikuar në Facebook një video ku shihet një infermiere duke e goditur me shuplaka fytyrës një plak të moshuar.
Teksa ajo e godet, koleget e saja dëgjohen duke qeshur me këtë akt mizor.
Policia ende nuk ka dhënë detaje për rastin.
Videon e plotë e keni këtu
Tronditëse: Sulmohet dhe poshtërohet një grua e moshuar në shtëpinë e pleqve