Lajme

LAJMI I FUNDIT: Kurti e pranon kërkesën e ShBA-së për ta shtyrë masën e gjobave

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:54 / 21 November 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sapo ka pranuar kërkesën e Ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier për ta shtyrë zbatimin e vendimit për gjobitjen e qytetarëve me targa ilegale.

Kurti përmes një cicërime në rrjetin social “Twitter” e ka pranuar këtë kërkesë, duke thënë se është kënaqësi të bashkëpunosh me ShBA-në.

Më poshtë edhe postimi i plotë, teksa kujtojmë se lajmi është në përditësim.

Ambasada amerikane në Prishtinë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës ta shtyjë për 48 orë dhënien e gjobave për qytetarët që vozisin automjetet me target që Serbia ilegalisht i lëshon për rajone të Kosovës.