Lajme

LAJMI I FUNDIT: Tahir Batatina shpallë kandidaturën për trajner të Kosovës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:39 / 2 July 2023

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka thënë është i gatshëm të marrë drejtimin e Kombëtares së Kosovës.

Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini, trajneri Tahir Batatina ka shpallur kandidaturën për përzgjedhës të Kombëtares së Kosovës.


”Jam i gatshëm që pas 10 viteve te Llapi të menaxhoj një kombëtare siç është Kosova,” tha ai.


Tutje, Batatina shtoi se tani është më lehtë të udhëhiqet Kosova, nga vitet e mëhershme.

”Duke e ditur që është më e lehtë sesa vitet e mëhershme, me vetë faktin që nuk kemi qenë të pranuar në FIFA, grumbullimi i lojtarëve ka qenë i vështirë, besimi për të ardhur Kosova ka qenë shumë i vështirë,” tha Batatina.