Lajme

Lapaj: Njerëzit nuk kanë votuar PS, askush nuk mund ta marrë peng Shqipërinë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:31 / 14 May 2023

Avokati Adriatik Lapaj është shprehur se sot nuk ka fituar PS.

Në një intervistë për Euronews Albania teksa komentuan zgjedhjet lokale, Lapaj theksoi se shqiptarët duan ti japin fund tranzicionit dhe askush nuk mund ta marrë peng Shqipërinë.

Më tej ai nënvizoi PS është një nga qeverisjet më të korruptuara në Shqipëri.

“Nuk ka fituar sot  PS. PS është në vitin e 10-të në pushtet. Është një nga partitë dhe qeverisjet më të korruptuara që ka pasur Shqipëria. Shqiptarët duan  t’i japin fund tranzicionit dhe askush nuk mund ta marrë me peng Shqipërinë. Njerëzit nuk kanë votuar  PS, por ose kanë refuzuar me mospjesëmarrje ose kanë votuar kundër ata që kanë tentuar të marrin peng demokracinë”- tha ai.