Lajme

Largimi masiv nga Kosova është pasojë e hajnisë së opozites së sotme

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:14 / 2 March 2023

NGA: REXHEP TORTE

Keqqeverisja dhe papërgjegjëdia e PDK-së së Hashim Thaçit, e LDK-së së Isa Mustafës dhe Avdulllah Hotit dhe e AAK-së së Ramush Haradinajt, bëri që Kosova pas lirisë dhe pavarësisë, të dëmtohet dhe katandiset skajshmërisht.

Hajnia dhe korrupsioni i opozitës së sotme në 20 vitet e kaluara i shterri gjer në fund mundësitë për investime në Kosovë.

Kjo opozitë e sotme gjatë qeverisjes së saj e shkatërroi ekonomine, shëndetësinë, arsimion, bujqësinë dhe zhvillimin në përgjithësi.

Kjo opoitë tradhtare e mjerane detyroi që qindra mijëra kosovarë të të gjitha profileve të marrin rrugën e kurbetit për në botën e jashmtme për të siguruar bukën e gojës.

Opozita e sotme për dëmet që ia shkaktoi Kosovës me keqqeverisjet e saj, me paturpëinë më të madhe e fajëson Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij.

Kosova do të lulëzonte në zhvillimin e saj të gjithanshëm po që se ish komandantët e UÇK-së pas luftës nuk do të beheshin multi milionerë me hajni e korrupsion.

Po qe se ish komndantët e UÇK-së nuk do t’i frynin listat e veteranëve të rrejshëm të luftës nga 15 mijë në 60 mijë, me çka e dëmtuan skajshëm buxhetin e shtetit.

Po qe se Hashim Thaçi, Kadri Veseli nuk do ta miratonin Ligjin që për të akuzuarit në Gykatën e Krimeve të Luftës në Hagë të paguhebn miliona euro për munrin e madh të avokatëve të jashtëm shtrenjtë dhe për shpenzimet e tjera, edhe atë për të akuzuarit për veprat e tyre penale individuale për vëllavrasje të kundërshtarëve politikë për pushtet.