Lajme

Largimi nga “Shqipëria Live”, ja ku do e shohim Erjona Rusin këtë sezon

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:58 / 13 September 2024

Sezoni i ri televiziv ka filluar me shumë risi, dhe një prej tyre ishte ndryshimi i moderatorëve të programit “Shqipëria Live”. Emisioni i riformatuar tani drejtohet nga Sidorela Gjoni, teksa prej 5 vitesh ishte nën moderimin e Erjona Rusit, e cila dy vitet e fundit bashkëmoderoi me Arjon Muçën.

Ky ndryshim ngjalli edhe spekulime se Erjona do të largohej nga Top Channel, gjë që rezulton e pavërtetë. Siç nënkuptoi edhe në mbyllje të sezonit disa muaj më parë, Erjona Rusi do të vazhdojë të jetë pjesë e ekranit të Top Channel, tanimë me emisionin e saj të përjavshëm, “S’e luan Topi”, që transmetohet çdo të shtunë pasdite.

Përveçse moderatore, Erjona është edhe autore e këtij formati, i cili është konfirmuar nga vetë televizioni përmes një promoje të re.