“Do të ishte mirë që Kosova të ketë një parlament funksional pas rezultatit zgjedhor, të zbatohet dhe të formohet parlamenti e qeveria dhe shpresojmë që qeveria e ardhshme e Kosovës të jetë e nevojshme, besoj që është e rëndësishme që ish-opozita të udhëheq qeverinë pas këtyre zgjedhjeve. Do të ishte e rëndësishme që LVV-ja të kaloj në opozitë”, ka shtuar ai.
Sipas tij, është i pamohueshëm fakti se sa dëm është për Kosovën që më shumë se nëntë muaj nuk ka institucione funksionale, e shkaktari kryesor i kësaj krize është Lëvizja Vetëvendosje.
Ai është shprehur se është e patolerueshme që të ketë vonesa pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, prandaj, sipas tij, qytetarët duhet të ndëshkojnë partitë politike me votë për shkaktimin e krizave, e në veçanti Lëvizjen Vetëvendosje.