Lajme

Latifi: Meçet e boksit mbrëmë, më kujtuan filmat “partizanë e gjermanë” të socializmit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:00 / 6 August 2023

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka reaguar pas meçeve të boksit mbrëmë për të cilat pati shumë kritika për vendime të anshme nga gjyqtarët.

Latifi ka thënë se ndeshjet e mbrëmshme, ia kanë kujtuar filmat partizanë e gjermanë të kohës së socializmit.

Postimi:

Këto meçet e boksit që u luajtën mbramë në Prishtinë, më kujtuan ata filmat “partizanë e gjermanë” të kohës së socializmit. Gjermanët e shkretë, edhe pse superiorë në numrin e ushtarëve, në armatim e në profesionalizmin ushtarak, në fund duhej të humbisnin betejën me partizanët e uritur e të armatosur me pushkë të ndryshkura. Kështu e ka kjo botë: gjithmonë je me fat kur e ke në anën tënde regjisorin ose trajnerin.