“Për AAK-në besoj se nuk diskutohet pragu, AAK është forcë politike e konsoliduar, mund të ketë ide dhe qarqe e skenarë që si t’ia bëjnë disi që ta qesin nga sistemi Aleancën. Ka pasur përpjekje edhe në zgjedhjet lokale, ka pasur përpjekje edhe në komunën tonë, por sidoqoftë pesë komuna të fituara, me një energji për të vazhduar me fitoren e radhës që duhet ta realizojmë bashkë me qytetarët, më datë 28 dhjetor edhe pse nuk ka qenë dëshira dhe vullneti jonë që të kemi përsëri zgjedhje”, ka thënë Latifi.
Sipas tij, AAK-ja do të ketë rritje të dukshme e cila do t’i shërbej Kosovës për konsolidimin e shtetit dhe për sfidat që po kalon vendi ynë.
Sipas Latifit, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kapacitet për të kryer punë të mëdha, që nuk mund t’i përfundojë një parti tjetër politike.