Profesori universitar, Blerim Latifi, ka reaguar pas konfiskimit të një arsenali armësh nga ana e Policisë së Kosovës në një shkollë në Ferizaj,
Latifi, me anë të një postimi në ‘Facebook’, është shprehur me ironi duke thënë se as Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) nuk ishte më e armatosur.
“Armë të ftohta e të zjarrit të gjetura nga policia tek nxënësit e shkollave në Ferizaj. Çfarë tmerri! As UÇK s’ka pasë kaq armatim në ditët e saj të para”, shkroi profesori Latifi në ‘Facebook’.
Policia e Kosovës, ka njoftuar gjatë së premtes se nëpër shkolla në qytetin e Ferizajt, kanë gjetur një arsenal armësh të ftohta por edhe armë zjarri.
PK-ja njoftoi se gjatë kontrollit janë gjetur pesë armë zjarri pistoleta, dy armë të gjata gjysmë automatike dhe 40 thika.