Lajme

LDK: 150 euro koeficient për krejt vitin e jo lëmoshë për blerjen e votave

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:47 / 22 December 2024

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka komentuar dhënien e shtesave nga Qeveria prej nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët e moshës 0-16 vjeç, duke e krahasur me premtimin e saj për ritje pagash.

Sipas LDK-së, premtimi i saj që vlera e koeficientit të jetë 150 euro qysh nga java e parë e mandatit është zgjidhje e qëndrueshme që i përgjigjet vështirësive dhe nevojave të përditshme të qytetarëve.

Ndërsa, 100 eurot e qeverisë i ka quajtur ‘lëmoshë’ që sipas këtij subjekti politik, nuk mjaftojnë as për ta paguar rrymën në dimër.

“Kjo ka dallim të madh me lëmoshën e dhënë në fund të vitit e cila nuk mjafton as për ta paguar rrymën në këtë dimër. Sepse kjo që pamë sot nga kjo qeveri nuk është asgjë më shumë se shenjë e panikës dhe mungesë e vizionit nga një udhëheqësi e dështuar e cila nuk ka implementuar asgjë të qëndrueshme në 4 vite qeverisje”, kanë thënë nga LDK.

“Qytetarët janë lodhur nga qeverisja e paaftë, dhe ata po na e tregojnë çdo ditë se ata duan ndryshim, dhe e duan atë menjëherë! E këtë ndryshim, me mirëqenie, mundësi e paga të mjaftueshme për të gjithë – dhe atë gjatë tërë vitit, do ta sjell vetëm LDK nën udhëheqjen e Dr. Lumir Abdixhikut dhe ekipit tonë profesionist. Bashkë me qytetarët e vendit do të bëhemi ndryshimi i domosdoshëm për Kosovën!”, kanë thënë nga LDK.