Lajme

LDK dhe PDK bashkohen në Junik, kandidati i PDK-së tërhiqet për Shehun

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:54 / 10 October 2025

Degët lokale të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Junik kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi politik dhe bashkëqeverisjeje për mandatin 2025–2029.

Si pjesë e marrëveshjes, kandidati i PDK-së për kryetar të komunës është tërhequr nga gara dhe ka deklaruar mbështetje të plotë për kandidatin e LDK-së, Ruzhdi Shehu.

Ky bashkim pritet të mobilizojë strukturat dhe elektoratin e PDK-së në favor të Shehut në zgjedhjet e 12 tetorit. Shehu e përshkroi vendimin si një “hap të guximshëm dhe në dobi të qytetarëve” dhe theksoi se kjo marrëveshje është “shembull i politikës që ndërton ura, jo ndarje”.

“Kjo mbështetje garanton një mandat të dytë qeverisës më të fuqishëm dhe të gjithë qytetarët do të jenë të përfshirë në vendimmarrje. Fitorja e LDK-së është tashmë e pashmangshme, por të dielën fitojnë Juniku dhe junikasit pa dallim”, tha Shehu, duke falënderuar PDK-në për “aktin e përgjegjshëm dhe të guximshëm”.

Ai gjithashtu bëri thirrje që edhe kandidatët e tjerë të bashkohen me këtë vizion dhe u kërkoi qytetarëve të mbështesin këtë bashkim historik me votën e tyre.