Lidhja Demokratike ka mbajtur edhe mbledhjen e radhës, ku ka diskutuar për çështjen e dialogut.
Bëhet e ditur se nga kjo mbledhje ka rezultuar qëndrimi i saj me unanimit të plotë me anëtarët e pranishëm: Kosovës nuk i duhet një marrëveshje pa njohje.
Tutje, partia më e vjetër në vend ka kërkuar njohjen reciproke mes dy vendeve, duke thënë se çdo devijim nga ky orientim strategjik është papërgjegjësi e pariparueshme e Qeverisë aktuale.
“Në vlerësimin tonë, të anëtarësisë sonë, Kosovës nuk i duhet një marrëveshje bazë që nuk e përmban njohjen. Vendit tonë i duhet një marrëveshje përfundimtare që në thelb ka njohjen e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve – si shtete të pavarura e sovrane. Çdo devijim nga ky orientim strategjik është papërgjegjësi e pariparueshme e Qeverisë aktuale”.
Në fund fare ripërsëriti faktin se koordinimi me aleatët mbetet jetik për të ardhmen e vendit.
“Në këtë proces, koordinimi i ngushtë me aleatë mbetet jetik për të ardhmen euroatlantike të vendit tonë”, përfundoi kreu i LDK-së.