7:10 / 31 October 2023
Kryetar i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se kjo parti do të nisë me ligjërime në kuadër të shkollës politike “Ibrahim Rugova”.
Ai ka ftuar të rinjtë nga mosha 18-25 vjeçare të marrin pjesë në këtë shkollë, shkruan lajmi.net.
“Nëpërmjet një kurikule dy mujore, të ndarë në 10 ligjërata, këtu, në Selinë Qendrore të LDK-së, ju do të mësoni për të djathtën, për Republikën, Rugovizmin, ekonominë e tregut, shtetin, institucionet shtetërore e ato ndërkombëtare”, ka shkruar Abdixhiku.
Abdixhiku ka sqaruar se shkolla mbështetet nga NDI, USAID dhe SDC.
“Nga ligjëruesit tanë më të mirë, ju do të merrni jo vetëm njohuritë thelbësore politike, por nëpërmjet mysafirëve të shumtë të jashtëm pjesë e këtyre ligjëratave, ju do të njiheni dhe me përvojën e tyre të pasur”, ka shkruar i pari i LDK-së.