Ende pa filluar zyrtarisht fushata e zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 partitë opozitare kanë filluar parafushaten e tyre duke organizuar tubime me përkrahësit e tyre nëpër të gjitha komunat e Kosovës.
Përveç mbajtjes së tubimeve paraelektorale opozita është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale duke harxhuar mijëra euro në sponzorizimin e postimeve në rrjetin social facebook.
Lidhja Demokratike e Kosovës së bashku me kryetarin e saj Lumir Abdixhiku kryesojnë bindshëm duke shpenzuar shuma të mëdha në sponsorizimin e postimeve të tyre në facebook.

Në të dhënat e Meta-s në facebok në 30 ditët e fundit, LDK dhe kryetari i saj Abdixhiku kanë paguar hiq më pak se 24,290 euro për sponsorizimin e postimeve përkatësisht LDK 17, 593 euro ndërsa Abdixhiku 6,697 euro.
Vetëm me 9 dhe 10 dhjetor kryetari I LDK-së ka shpenzuar deri në 1400 euro respektivisht 800 euro për një postim ndërsa 600 euro në postimin tjetër duke i sponsorizuar postimet e tij në facebook.

