Pjesë e shkëputur nga shkrimi i Idriz Zeqirajt për gazetën Bota Sot
LDK-ja është e dyzuar. Klani vajton aleancën me PDK-në. Lidershipi i ri i LDK-së, edhe pse simpatik, flirtet me kryeministrin shqiptar, Edvin Rama, kanë hutuar anëtarësinë e LDK-së’.
“ Sepse ai ka shkatërruar opozitën shqiptare, duke kthyer monizmin drejtues; ka përçarë skajshëm shqiptarët; ka krijuar lidhje konspirative me Serbinë; me “Ballkanin e Hapur”, po e amniston dhe rehabiliton Serbinë armike, ende pa kërkuar falje, për krimet makabre, të kryera kundër popullit tonë, duke ia dhënë asaj primatin ekonomik dhe politik në Ballkanin Perëndimor! Deklarimi i “Listës Serbe” se “qëllim të vetëm kemi rrëzimin e Qeverisë Kurti”, është në unison me opozitën e Kosovës. Thirrja dëshpëruese e ish-emisarit Grenell: “Ktheni Hashimin në Kosovë”, flet mjaftueshëm edhe për dëshirën e Serbisë, për të vazhduar pazaret e pista me “komandantët çlirimtarë”, thekson ai.
Publicisti Zeqiraj thotë se megjithë deklaratat e thekshme, të “Listës Serbe”, për rrëzimin e Qeverisë Kurti, nuk arrijnë ta sfidojnë Qeverinë e Reciprocitetit; Qeverinë që ka nisma të studjuara e logjike, për shtetin ligjor, zhvillimor dhe social.
“Teorikisht, është i mundshëm edhe rrëzimi i Qeverisë Kurti, me opozitën e bashkuar të Kosovës; “Listën Serbe”, Vuçiqët, Grenellët, Humollët dhe ndoca deputetë të mundshëm, mercënarë të blerë. Por, një gjë është e sigurtë, se edhe sot sikur të bëhen zgjedhjet e reja, LVV, sërishmi, do të jetë parti e parë në Kosovë”, vlerëson Idriz Zeqiraj për ‘Bota sot’.
Lajme
LDK-ja është e dyzuar. Klani vajton aleancën me PDK-në
2:17 / 13 August 2022