1:31 / 8 February 2023
Kjo sipas kryeministrit Albin Kurti do të arrihej të blihej nga qytetarët me vetëm 120 euro kësti mujor.
Por, LDK-ja thotë se ky pushtet as edhe një banesë të vetme nuk e ka ndërtuar.
“Qeveria premtoi 4000 banesa për çiftet të reja, me vetëm 120 euro kësti, por në realitet ata ASNJË nuk e kanë ndërtuar. Ky është vetëm një prej premtimeve të thyera. LDK do të punojë që qytetarët të mund të kenë një pagë të mirë dhe të përballojnë jetesën e tyre”, thuhet në reagimin e LDK-së.