Ballina

LDK-ja s’sheh rrugë para me Albin Kurtin

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:00 / 12 July 2023

Tema është e njëjtë me atë të javës së kaluar, por mysafirët me të cilët Lidhja Demokratike e Kosovës do ta diskutojë atë, janë të tjerë.

Pas takimit me gazetarë e opinionistë, LDK ka ftuar pjestarët e Shoqërisë Civile, për të folur rreth gjendjes politike në vend.

Këtyre, nikoqiri, i pari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, u prezantoi propozimin shtatë pikësh që e sheh si zgjidhje, për të cilin thotë se mori mbështetje të martën.

Për shtensionim të situatës, ky beson se duhen zgjedhje të reja në katër komunat veriore, me një dakordim paraprak mes partive që morën pjesë e kryetarëve të zgjedhur.

Duarkryq, kjo parti opozitare beson se nuk duhet qëndruar, as për Asociacionin.

U kërkua të krijohet një ekip me ekspert të fushave të ndryshme për të ndërtuar draft statutin e Asociacionit.