Lajme

LDK-ja thotë se VV-ja bëri një aferë “Pronto” në KEK (VIDEO)

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:32 / 5 April 2022

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar anulimin e konkursit në KEK, me arsyetimin se në të janë pranuar vetëm familjarë e militantë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Madje, në këtë parti, këtë rast e përngjasuan me  një aferë të famshme në vend, dhe e quajtën “Afera Super Pronto”.

Përveç se procesi të anulohet, këta kërkuan edhe shkarkime në KEK duke përfshirë edhe komisionin vlerësues, teksa presin që edhe Prokuroria të merret me shkeljet.

Në konkurs aplikuan 4688 persona dhe deri tash janë pranuar 128, për të cilët opozitarët thonë ta kenë fituar vendin e punës me të njohshëm.