Shkruan Gazmend Halilaj
Avokati i njohur nga Drenasi Gazmend Halilaj tregon se qysh edhe pastruesit janë të infektuar në krim e korrupsion.
“Merri tri diploma fakulteti dhe nuk ke pasur shans me u punësua nëse nuk ke qenë familjar i këtyre oligarkëve. Kur nuk kanë pasur më familjar të tyre për t’i punësuar, atëherë ka ardhë në shprehje korrupsioni. Do të thotë, fillimisht kanë shkuar njerëzit e tyre nëpër ambasada, konsuj e kështu me radhë, pastaj njerëzit e afërt me ta, e në fund kur nuk kanë pasur që kë ta dërgojnë, dhe aty ka filluar korrupsioni”, thotë Halilaj.
Ai shton se, LDK-ja ka marr vota duke luajtur rolin e viktimës për të rritur pazarin.
“LDK ka marr vota duke luajtur rolin e viktimës, kinse këta na kanë vra dhe vrasësit nuk po zbulohen e ne do t’i zbulojmë. Me këtë veprim e kanë rritur pazarin e tyre dhe te PDK-ja kanë bë marrëveshje qysh kanë dashur”, tha tutje Halilaj.
“Deri tash njerëzit nuk kanë guxua me mendua lirshëm, kur nuk guxon me mendua nuk ka ide e as veprim, pse, sepse nëse unë flas, nëse jam me ndihma sociale, ma ndalin, nëse kam fëmijë në shkollë, kanë më m’i përjashtuar prej shkolle, nëse e kam dikë të punësuar, kanë me përjashtua prej punës, nëse kam një veteran, kanë me ia marr statusin e veteranit përfundon Halilaj.