Lajme

LDK kërkon arrestimin e Ministres Hajdari

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:31 / 18 August 2023

Lidhja Demokratike e Kosovës në një postim në faqen zyrtare të partisë ka kërkuar arrestimin e ministres Hajdari pas bastisjeve të sotme.

Shkrimi i plotë:

Lidhja Demokratike e Kosovës,

– Inkurajon organet e rendit dhe zbatimit të ligjit të vazhdojnë punën e tyre profesionale dhe të pavarur në këtë rast dhe në të gjitha rastet tjera me elemente korruptive dhe kriminale;

– Të gjitha faktet e publikuara deri tani, na bëjnë të besojmë që në aferën e rezervave shtetërore, kemi përfshirje të niveleve më të larta politike të kësaj Qeverie, prandaj hetimi duhet të përfshijë këto nivele;

– Kërkojmë arrestimin e Ministres Hajdari; pas zhvillimeve të sotme, dorëheqja nuk mjafton;

– I bëjmë thirrje pushtetit që të mos i pengoj hetimet;

– Me fillimin e sesionit të ri të Kuvendit të Republikës së Kosovës, siç e kemi paralajmëruar, LDK do të kërkoj themelimin e Komisionit Hetirmor për këtë aferë, për të adresuar qartë të gjithë përgjegjësinë politike të niveleve më të larta të pushtetit në këtë aferë milionëshe, me paratë tona. — Ka theksuar sot Berat Rukiqi gjatë konferencës së LDK-së pas arrestimeve të fundit lidhur me aferën me rezervat shtetërore.