Ballina

LDK mesazh Qeverisë: Të rinjt po enden korridoreve të ambasadave

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:12 / 28 March 2023

Të rinjt janë koridoreve të ambasave e jo në qendrat e premtuara të inovacionit, ka thënë Kryetari i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri, përmes një videomesazhi ku flet për premtimet të bëra nga Qeveria Kurti II para dhe pas marrjes së mandatit qeverisës.

“Nëse qeveria është duke e bërë një punë aq të mirë sa po e thonë, pse kaq shumë të rinj po e lëshojnë vendin?”, ishte pyetja që adresoi në rend të parë pjesëtari i LDK-së.

“Pushteti ka bërë premtime të njëpasnjëshme. Po në vitin e tretë të qeverisjes nga ky pushtet: të rinjtë nuk janë në qendrat e premtuara të inovacionit e as të start up-eve. Nuk janë në fakultetin e premtuar për teknologji informative. Madje, nuk janë as në 4000 banesat e premtuara për çiftet e reja. Ata janë duke u endur korridoreve të ambasadave, me qëllimin e vetëm, ikjen nga Kosova”, ka thënë Guri.