Lajme

LDK në krye me Abdixhikun nis ciklin e takimeve me bashkëatdhetarë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:58 / 3 May 2022

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i shoqëruar nga Ekipi Politik për Mërgatë, do të nisë ciklin e tubimeve e takimeve me bashkatdhetarë.

Këtë të shtunë, më datë 7 maj 2022, Abdixhiku tubimin e parë do ta mbajë në Zvicër, në Maienstrasse 6, 2540, Grenchen, Schweiz, nga ora 18:00.

”Takimet kanë për qëllim mobilizimin e strukturave tona në mërgatë dhe nxitjen e bashkëbisedimit me bashkatdhetarët tanë që shohin LDK-në si adresë të vetme të artikulimit të drejtë politik. Takimet janë pjesë e debatit të gjithëmbarshëm rreth hartimit të Programit Politik të LDK-së “Lidhja për të ardhmen”, pas Konventës Programore të 29 prillit. LDK-ja i është përherë mirënjohëse mërgatës për rolin dhe kontributin e saj për zhvillimin e Kosovës. Ky kontribut duhet të vazhdojë deri në ankorimin euroatlantik të Kosovës – për të cilin rrugëtim mërgata ka dhe duhet të ketë rol jetik”, thuhet në njoftimin e këtij subjekti, përcjell Sot News.