9:19 / 10 February 2025
Pas publikimit të pothuajse 100% të rezultateve preliminare, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e ka fituar asnjë komunë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
LDK-ja nuk ka arritur që të dal e para as në komunat të cilat i udhëheq në nivelin lokal, duke dështuar në Prishtinë, Pejë, Viti, Lipjan, Istog, Fushë Kosovë e Junik.
Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka dalur e para në 21 komuna, kurse PDK-ja dhe koalicioni AAK – Nisma i fituan tri komuna.