Lajme

LDK: Qeveria të marrë seriozisht raportin e DASh-it, mediat shpesh u cenuan nga pushteti

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:51 / 15 April 2022

Lidhja Demokratike e Kosovës, nëpërmjet një konference për media ka shprehur shqetësime rreth raportit të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASh).

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi, thotë se shqetësimi më i madh është kufizimi i lirisë së shprehjes dhe mediave, njofton Klankosova.tv.

“Kemi thirre këtë konferencë për të shprehur shqetësimin tonë në lidhje me disa çështje serioze që trajtohen në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut për vitin 2021 dhe të raporteve tjera ndërkombëtare”.

“Ky raport nis me shqetësimet kryesore të cilat ne si Lidhje Demokratike e Kosovës i kemi paraqitur para publikut tash e një kohë të gjatë si kufizimet e lirisë së shprehjes dhe medias, përfshirë edhe dhunën e kërcënimet ndaj gazetarëve, korrupsion serioz e mosndëshkime. Në rastet kur Qeveria ka ndërmarrë veprime për të sanksionuar këtë të fundit – veprimet në mas të madhe kanë qenë të kufizuara në masë të madhe dhe jo konsistente”.

Mjekiqi, thotë se liria e shprehës shpesh herë është cenuar nga pushteti.

“Liria e shprehjes e cila është e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës është cenuar në raport me mediat dhe gazetarët duke iu referuar raporteve kredibile sipas të cilave disa zyrtarë publikë, politikanë, biznese dhe grupe të ndryshme” tha Mjekiqi.

“Liria e shprehjes duhet të respektohet e mbrohet edhe kur janë kritike ndaj qeverisë. Mediat kanë rol të jashtëzakonshëm në mbikqyrjen e punës së qeverisë. LDK dënon praktikën e sulmeve ndaj medieve. Mosndëshkimi nga ana e qeverisë jep një shembull të keq. Sundimi i ligjit për vitin 2021 është karakterizuar me mangësi të shumta dhe mosveprim nga ana e qeverisë. Sipas raportit, shumë zyrtarë të korruptuar vazhdojnë të mbajnë pozita të larta vendimmarrëse”, tha tutje ajo.

Mes tjerash, nënkryetarja e LDK-së thotë se numri i rasteve që kanë rezultuar me dënime ende mbetet i ulët

“LDK kërkon që qeveria ta marrë seriozisht raportin e DASh-it dhe jo ta injorojë atë. Po të vazhdojë kjo praktikë e shkeljes së ligjit, raportet e ardhshme do të jenë edhe më shqetësuese. Sa i përket mostransparencës së qeverisë, si LDK kemi shprehur pakënaqësinë karshi raporteve me rëndësi”, u shpreh ajo.