10:19 / 7 May 2025
Komentatori politik, Krenar Shala, ka thënë se nuk mund të ketë një Qeveri tranzicioni.
Shala në “Politiko” ka thënë se një qeveri tranzicioni do ia hupte vlerën zgjedhjeve.
“Është një situatë që nuk jemi përballur me herët. Kosova është pjesë e proceseve të rëndësishme por nuk janë edhe aq të rëndësishme sa me imponu një qeveri tranzicioni ku të gjitha partitë do të bëheshin pjesë e qeverisë”, ka thënë Shala.