Një ndër meritoret më të mëdhenj për suksesin e arritur të formatit Big Brother në Shqipëri padyshim që është edhe moderatori Ledion Liço.
Për Ledionin ishte hera e parë që prezantoj një format të tillë dhe arriti t’i fitonte zemrat e një publike të tërë, shkruan lajmi.net.
Prezantuesi për këtë eksperience të tij është shprehur së ka qenë nga nga rrugëtimet më të bukura që ka përjetuar.
“Ka qenë një nga rrugëtimet më të bukura që kam përjetuar dhe për këtë i jam mirënjohës të gjithë atyre njerëzve të mrekullueshëm që e bëjnë këtë program kaq të dashur”, ka shkruar Ledioni në Instagram.
Ai ka falënderuar të gjithë shikuesit e këtij programi për mbështetjen dhe kritikat.
“Ju falënderoj të gjithëve ju, shikuesve dhe tifozëve të këtij super-programi për sugjerimet, kritikat, urimet, mbështetjen dhe memet, i dua të gjitha, dhe ju dua ju, të gjithëve”, ka thënë ai.
E gjithashtu Faleminderit @sarahoxhaaa për ndihmën dhe udhëheqjen e shkëlqyer. Faleminderit @lorihoxha për besimin dhe mbështetjen e pakursyer në momentet më vendimtare!
Faleminderit, shihemi të Shtunën, në Finale, ka shkruar me tej moderatori.
Ndërkohë, finalen e madhe të ‘BBVA’ kanë prekur 5 finalistë, ndër ta edhe Meriton Mjekiqi nga Kosova.