11:29 / 2 May 2024
Ish banorja e Big Brother VIP Albania dhe gazetarja e njohur Ledjona Xheladinaj ka folur për Luiz Ejllin dhe Kiara Titon.
Teksa ishte duke uruar Kiarën për lindjen e vajzës, ajo ka thënë që Luizi i ka bërë bllok në Instagram, shkruan lajmi.net.
“Kiarën e kam shumë xhan, tani që është bërë dhe mami i urojmë jetë të gjatë vajzës. Ka qenë një pyetësor në Instagram-in tim dhe jam pyetur për Luizin dhe faktikisht nuk më dilte që ti bëja tag dhe thash më ka bërë bllok. Nuk e di pse Luizi sepse unë e kam vlerësuar. Se di çfarë ka e se ku i ka ngelur hatri…”, ka thënë Ledjona.
Siç duket ish banorja është mbetur e befasuar nga veprimi i Luizit.
