Lajme

Lekaj: Në mandatin e Kurtit, 87 mijë të rinj ikën nga Kosova

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:44 / 21 May 2024

Anëtari i Komisionit Parlamentar për Ekonomi nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se “Kurti i krijoi 87 mijë vende të reja të punës pasi i largoi 87 mijë të rinj nga Kosova”.

Ai nuk pajtohet se Qeveria aktuale ka arritur që me politikat e saj të krijojë vende të reja pune.

“Kryeministri ka të drejtë nëse thotë që 87 mijë persona lëshuan Kosovën.

Por jo që Qeveria ka arritur që me politikat dhe qeverisjen e saj të duhur të krijojë vende pune”.