Lajme

Lekaj: Qeveria ka rikthyer kohën e para 20 viteve me reduktime

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:24 / 18 January 2024

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj ka drejtuar akuza të forta për Qeverinë e Kosovës, saktësisht Ministrës së Ekonomisë dhe Artane Rizvanolli dhe Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Pal Lekaj e ka parë këtë situatë si rritje e çmimit të energjisë elektrike dy herë brenda katër viteve të mandatit të Qeverisë Kurti.

“Kemi një qeveri që ka lanë anash sektorin e energjisë, nuk ka asnjë strategji dhe as veprime për ringjalljen e sektorit…Një Qeveri që u pagoi serbëve 115 milionë euro rrymë në kurriz të qytetarëve shtetas të Kosovës. Një qeveri që dy herë bëri rritjen e çmimit të energjisë për qytetarët. Një qeveri e cila nga katër vite në pushtet, riktheu gjendjen e para 20 vjetëve me reduktime me muaj të tërë”, ka thënë Pal Lekaj në fjalimin e tij në Seancën e jashtëzakonshme për çmimin e rrymës.

Vërejtjet më të mëdha, Lekaj i ka dhënë ndaj Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli të cilën e konsideroi që nuk ka asnjë sukses.

“Kemi një ministre të Ekonomisë që nuk e di as një sukses apo projekt që e ka nisur apo përmbyllur për tërë mandatin katër vjecar. Një ministre që anjëherë nuk ka hyrë në miniera për të vizituar punëtorët e Trepçës që punojnë 800 metra nën tokë. Një ministre që me gjasë këmba e saj ska shkelur asnjëherë në oborrin e teremocentraleve. Një ministre e cila bllokoi systemin duke lënë në grevë urie mbi 1 mijë punëtorë të Trepçës”, ka thënë Lekaj.

Kritikat e tij vazhduan edhe për Zyrën e Rregullatorit për Energjinë të cilët i konsideroi se nuk po i mbron interesat e qytetarëve.

“Kemi një ZRRE e cila me ligj e ka obligim të mbrojë interesin e qytetarëve dhe institucioneve, e jo të bëj të kundërtën tani e disa vite. Një ZRRE e cila udhëhiqet nga njerëz të cilët më herët e kanë përkrahur pushtetin e tanishëm dhe tani punojnë në bashkëpunim dhe koordinim me shumicën parlamentare”, tha Pal Lekaj.