Ballina

Lekaj : Qeveria Kurti ka dështuar në total…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:09 / 22 June 2023

Nënkryetari i Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj deklaruar se Qeveria Kurti do të mbahet në mend sa i përket shpenzimit të ulët parasë publike.

Lekaj tha se kjo është edhe njëra ndër arsyet e thirrjes së interpelancës së nesërme të ministrit të Financave Hekuran Murati në Kuvendin e Kosovës.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka menduar që të ftojë në interpelancë ministrin Murati dhe të diskutojmë çështjen e shpenzueshmërisë së vijave buxhetore, e sidomos edhe sa i përket koficientit të pagave. Jemi bazuar në atë sepse kjo Qeveri do të mbahet në mend sa i përket shpenzuesmërisë së parasë publike, dhe mund të them që me këtë rritëm të punës së Qeverisë mendoj që kemi stagnim të skajshëm të shpenzueshmërisë së parasë publike”, tha ai.

Tutje Lekaj tha se “kjo Qeveri e ka bërë minimumin e minimumit sa i përket investimeve kapitale”.