Lajme

Lëshohet leja për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë (DOKUMENT)

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:15 / 13 June 2022

Pas dhjetë vjetësh që nga vënia e gurthemelit të Xhamisë Qendrore, Bashkësia Islame i është drejtuar në vazhdimësi Komunës së Prishtinës me kërkesën që të pajiset me leje ndërtimore për ndërtimin e faltores për ndjekësit e fesë islame.

Kjo kërkesë tashmë është miratuar nga Drejtoria e Urbanizmit të Komunës së Prishtinës ku më datë 13 qershor 2022, ka marrë vendim për ta lëshuar lejen e ndërtimit për Kompleksin “Xhamia Qendrore” në Prishtinë.

Në bazë të vendimit të siguruar nga Ndërtimi.info i lejohet kërkuesit, Bashkësisë Islame të Kosovës ndërtimi i Xhamisë në Lagjen Dardania në Prishtinë, në kuadër të Planit Zhvillimor Komunal të Prishtinës

Hartimin e dokumentacionit ndërtimore për projektin kryesor të Xhamisë Qendrore në Prishtinë me 2B+2s+P+2G e ka bërë Kompania projektuese “Kavisyapi” nga Turqia me konsulent të Kompanisë projektuese “InTECH: nga Prishtina.

Nëse punimet shkojnë sipas planit, nga Bashkësia Islame e Kosovës kanë bërë të ditur se kjo xhamia do të jetë e gatshme për besimtarët në vitin 2023.

Më 8 tetor të vitit 2012 u vu gurthemeli i Xhamisë Qendrore në Prishtinë.