Lajme

Liberalizimi i vizave për Kosovën para janarit 2024, Osmani faIendëron Çekinë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:28 / 31 December 2022

Përgjatë 6 muajve në krye të Presidencës së Bashkimit Evropian, Çekia ka arritur që ta avancojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Për gjithë punën e bërë, presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar kryeministrin çek, Peter Fiala, për “lidershipin e pashoq të Çekisë në ndihmesën që Kosova të lëviz përpara në rrugën evropiane”.

“Duke qenë se Republika e Çekisë përmbyll presidencën e Këshillit Evropian,

Unë dua ta falënderoj kryeministrin Peter Fiala për lidershipin e pashoq të Çekisë në ndihmesën që Kosova të lëviz përpara në rrugën evropiane. Pres ta vazhdojmë bashkëpunimin tonë të shkëlqyeshëm”, ka shkruar Osmani ne Twitter.