Lajme

Liberalizimi i vizave të enjten në rend dite në Bruksel, raportuesi holandez: Votoni!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:54 / 9 January 2023
Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme, të enjten do ta ketë në rend të ditës liberalizimin e vizave për Kosovën.

Kjo është bërë e ditur edhe nga eurodeputeti, Thijs Reuten.

Ai me këtë rast ka bërë thirrje që të votohet në Komision, këtë të enjte.

“Pas marrëveshjes së shumëpritur me shtetet anëtare të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën dhjetorin e kaluar, ne do të vazhdojmë me ritmin në Parlamentin Evropian. Votoni në komision👇🏼 këtë të enjte!”, shkroi në Twitter eurodeputeti Thijs Reuten , negociuesi dhe raportuesi për liberalizim të vizave për Kosovën nga Holanda.

Ndryshe ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian gjatë takimit në Bruksel në dhjetor kanë miratuar marrëveshjen e arritur më parë në mes Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, transmeton lajmi.net.

Tutje kjo marrëveshje duhet të votohet në Komision për Drejtësi dhe Liri qytetare (LIBE) në Parlamentin Evropian, e më pas edhe në seancë plenare.