Lajme

Liderët politikë të Kosovës e sabotuan liberalizimin pasi vet me familje kanë pasaporta të vendeve tjera

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:03 / 30 November 2022

Nga Viktor Buzhala

Është shumë e thjeshtë: Nuk mund të zhvillohet një vend nëse i ka liderët që nuk ndihen kosovarë.

Kryeministri Kurti ka pasaportë të Shqipërisë. Familja e tij kanë pasaporta të Norvegjisë në mënyrë të natyrshme. Edhe kryeparlamentari Konjufca ka pasaportë të Shqipërisë. Njëjtë kanë edhe liderët opozitarë.

Tre nga katër presidentët e fundit kanë pasaporta të huaja, përkatësisht Atifete Jahjaga,, Behgjet Pacolli e Hashim Thaci.

Madje, edhe familjarët e tre kryeministrave të fundit më jetëgjatë, përkatësisht Hashim Thacit, Isa Mustafës e Ramush Haradinajt janë të pajisur me pasaporta të vendeve tjera. Pra, ne po udhëhiqemi nga individë që nuk ndihen kosovarë. E vetmja që nuk ka pasaportë tjetër dhe ngarend për të marrë vizë është presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Edhe kjo lehtësisht mund të kishte pasaportë australiane, pasi bashkëshkorti i saj ka jetuar kohë të gjatë atje, por zgjodhi rrugën e atyre që ndihen kosovarë të vërtetë.

Pasojat dihen: Ata nuk i dhanë zor liberalizimit. Si rrjedhojë, ne u vonuam gati 15 vjet të kapim liberalizimin në krahasim me vendet e rajonit. Duke shpikur lloj lloj temash, që në fund dolën të paqendrueshme, s’ka si mos të vihet në konkludime që liberalizimi u sabotua nga vetë këta liderë, pasi nuk u dhimbte as atyre, as familjeve të tyre. Ata ishin të lirë të lëviznin. Kosovarët ishin të ngujuar në 10 mijë kilometra katror, një burg modern për 1.7 milionë persona.

Pasojat do të jenë edhe më të mëdha nëse ne vazhdojmë të zgjedhim liderë me pasaporta të vendeve tjera. Ne, thjeshtë duhet të zgjedhim liderë që besojnë në Kosovë dhe vetëm në Kosovë. Po vvepruam kështu, atëherë ne do të vazhdojmë ta kemi arsimin në fund të pusit, shëndetësinë në gjendje të mjerë dhe të jemi vendi më i pazhvilluar i Evropës.

Kjo, pasi nëse liderët nuk e shohin fëmijën e tyre duke vuajtur nga arsimimi cilësor, nuk e shohin familjarin e tyre duke vuajtur nga mungesa e kujdesit adekuar shëndetësor, pasi do të jenë duke u shkolluar e shëruar gjetiu, atëherë nuk brengosen, nuk i ndiejnë ato probleme. I shohin nga larg.

Nuk është e rastësishme që në vendet e zhvilluara, normale për tu zgjedhur lider duhet të jeshë i martuar dhe të kesh familje. E të kesh shtetësi të një vendi tjetër as që bëhet fjalë.