Nën organizimin e ‘Unionit të Afaristëve Vizioni – Preshevë, Medvegjë, Bujanoc’, në këtë aktivitet dy-ditësh po marrin pjesë Lidhja e Bizneseve të Kosovës, me kryetar Besart Dreshaj, nënkryetar Hashim Deshishku dhe anëtarin e bordit Shkelzen Fekaj.
Nën moton ‘Ekonomia shpëton Luginën e Preshevës’, kjo konferencë trajton tema të ndryshme për zhvillimin ekonomik të Luginës, duke u fokusuar në promovimin e produkteve vendase dhe krijimin e një rrjeti për t’i lidhur prodhuesit vendorë me ata ndërkombëtarë.
Në këtë forum marrin pjesë një numër përfaqësuesve të skenes politike, të bizneseve si dhe një numër i madh i afaristëve shqiptarë nga gjithë rajoni dhe diaspora.
Lidhja e Bizneseve, së bashku me deputetin Shaip Kamberi dhe afaristin e mirënjohur Lazer Destani, po merr pjesë në këtë konferencë